Zyrtarë të aviacionit federal në SHBA njoftojnë për rrëzimin e një avioni në shtetin perëndimor të Montanës, ku gjetën vdekjen rreth 17 vetë. Shumica e viktimave mendohet të jenë fëmijë që po shkonin për pushime me ski. Një zëdhënës tha se avioni u rrëzua në aeroportin e Butte, pasi ishte nisur nga Oroville, në Kaliforni. Avioni po bënte përpjekje për tu ulur, por u rrëzua mbi piste dhe morri flakë.