dokoDirigjenti Edmond Doko rrëfen presionet që bëhen në Teatrin e Operas dhe Baletit nga eprorët dhe kolegët e djathtë, për të votuar ministrin aktual të Kulturës në 23 qershor.


Në një intervistë për Shqiptarja.com, Doko thotë se TOB ka dërguar listat me emrat e punonjësve, pas kërkesës me shkrim nga MTKRS. Ai shprehet se një muaj më parë, listat me emrat dhe numrat e telefonit janë kërkuar me pretekstin se na i kërkojnë emergjencat civile.


Kur marrin titullarë të operës si dirigjentë e regjisorë, mendoni me artistët e shkretë që jetojnë me atë rrogë, se çmund të bëjnë. Një njeri i pambrojtur dorëzohet. Kulmi arriti kur më mori një nga artistët e njohur, i tmerruar, të lutem se e kam mik të ngushtë Visarin dhe më thotë aman mund ti themi se çjanë këto. Unë i them po e kupton ti se kjo ska lidhje me Visarin, kjo ka nisur që me Aldon, janë punë partie, mënyre organizimi, kjo këtu është çështje e servilizmit të drejtorit me lidhje të tjera, e gënjen mendja se do të rrijë në pushtet drejtori i operës, ka që në kohën e Ramizit që vazhdon të jetë edhe në kohën e Berishës në pushtet. I bën elozhe pushteteve dhe fusin administratën në valle. E mora kolegun tim. Nuk jam i autorizuar ti them emrin, por po them fenomenin, tregon ai.


Doko tregon se vitet e fundit, drejtori i operës ka ftuar partiakë për të bërë biseda e mbledhje, se ka qenë anti- Ramë dhe aty në opera ka bërë mbledhje Olldashi. Ka ardhur, ka mbushur sallën me artistë për mbledhje, i ka hequr nga provat Zhani Ciko.


Në 22 vjet nuk ka bërë vaki që të të vijnë lloj partish në shtëpi e të tregojnë se punon në shtet e je i detyruar të votosh për atë që të mban me rrogë, se kështu kuptohet kjo. Ndihemi të shqetësuar, thotë Doko.