Bode123.jpgbodeNë raportin e UEFA-s për trukimet e ndeshjeve të Skënderbeut, që përbëjnë një skandal, përmendet edhe emri i Ridvan Bodes.


Sipas raportit, ish-ministri Bode ka ndërhyrë ose ka influencuar në ndeshjet që Skënderbeu ka luajtur me Dinamon e Tiranës.


Këtë, sipas raportit e ka konfirmuar edhe trajneri i Dinamos së asaj kohe, Luis Manuel Blanco.


Gjithashtu, raporti  thotë se tri ndeshje mes Dinamos dhe Skënderbeut kanë qenë nën hetim.


E fundit, ajo e datës 15 prillit të vitit 2011 është trukuar për qëllime fitimesh në baste.


Gjithashtu, raporti shkruan se Bode ka shfrytëzuar lidhjet e tij me presidentin e Shkumbinit (Dashamir Sula), që ishte dhe deputet.


Ndeshjet mes këtyre dy skuadrave janë të trukuara.