Anëtarja e Komisionit për Integrime Evropiane Teuta Sahatçiu ka thënë se MSA do të analizojë ligjet dhe do të mbikëqyrë reformat. Sipas Sahatçiut ky dokument do të ketë ndikim pozitiv në Kuvend.

" MSA do të hap mundësi të reformave në vend. Komisioni për MSA do të analizojë ligjet si dhe të mbikëqyr reformat. Shpresoj se ky dokument do të ketë ndikim pozitiv që të sjellë edhe opozitën në Kuvend. Integrimi ka qenë fushë që nuk kemi pas opozitë dhe shpresojë se kjo do të hap rrugë për vazhdimin e punës në Kuvend" ka thënë Sahatçiu. /ZËRI