Sali Berisha gënjen për Remzi Hoxhën.
Nuk do rresht së foluri për krimet e Berishës. Krim pa ndëshkim në këtë vend nuk duhet të ketë.
Trashe, madje me trashe se ne rastin e Gerdecit, kur nuk kish degjuar kurre emrin e baxhanakut te tij!!
Tani pres vetem qe zonja e tij ta pasoje me nje interviste ku te klithe serish:
E zeza, si kemi thene Saliut!!
Pertej kesaj;
Une nuk pranoj dot kurre dy gjera: e para, Sali Berisha qe kontrollonte gjithcka nuk kishte dijeni; e dyta, Sali Berisha te shpife per nje shqiptar te mire si Remzi Hoxha.
Nje gje po ua them qarte serish;
Sali Berisha është përgjegjësi i parë, pasi ishte kryetar shteti me kontroll direct mbi SHIK, polici, për rrëmbimin, torturimin, vdekjen dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës.
Ne ane tjeter, nuk mund ta pranoj qe Sali Berisha te me thote ne sy se Remzi Hoxhen mund ta kene zhdukur ata qe po e perdorin politikisht ceshtjen. E neveris kete gje.
Ka nje vendim Gjykate qe permend, perfshin e ne fund shpall fajtor Kasapin e tij, Ilir Kumbaron, permend, perfshin ne krim Budjon Mecen, po aq dhe nje tjeter, Arben Sefgjinin, pavaresisht se per Mecen na tregon gjendjen e komes e per tjetrin jep pafajsi.
Ndaj Sali Berisha as qe mund te aludoj me per kend; vendimi i gjykates ka shpallur fajtoret; ska mundesi te jem une apo cilido tjeter nder ne.
Per mua, tani ceshtja eshte ne dore te Ministrise se Puneve te Brendshme e Policise se Shtetit:
Të gjejë Budjon Meçen, të gjejë Ilir Kumbaron.
Ne fund;
As qe kompleksohem nga romuzet e Sali Berishes rreth te marrurit ende me te.
Nuk po merrem me të, po merrem me krimet e tij në këtë vend. Krim pa ndëshkim nuk mund të ketë.