salianjiErvin Salianji, Sekretar për Aksionin Qytetar në PD i ka treguar prangat në një debat televiziv, numrit dy të bashkisë Tiranë, Arbër Mazniku.

"Duhet të ishe prapa hekurave sëbashku me Erion Veliajn për betonizimin e parkut dhe punimet pa leje" i tha Ervin Salianji Maznikut, në emisionin e gazetarës Ilva Tare në "Oran Neës" duke i tundur prangat.

Më herët kryeprokurori Llalla njoftoi se kishte filluar hetimet për lejen e bashkisë tek "Parku Kombëtar".