2013Samantha Karavella është fituesja e “Top Fest 10″ me këngën e saj “Loti i fundit”. Mes emocionesh, Samanta falenderoi bashkëpunëtorët e këngës së saj, si dhe ata që e votuan në këtë mbrëmje spektakolare, të festivalit më të madh të muzikës moderne shqiptare. 


“Jam shumë e emocionuar, nuk e prisja që ta fitoja unë”, ishin fjalët e para të artistes, pas marrjes se çmimit, që u prezantua nga fituesja “Top Fest 9″, Elhaida Dani.


Në mbrëmjen finale të edicionit të 10-të të “Top Fest,” u ngjitën në skenën gjigante të Pallatit të Kongreseve, artistë nga mbarë trevat shqiptare, të cilët performuan live në kategori të ndryshme. Fituesja e madhe u përzgjodh me votat e jurisë së festivalit, bashkuar me votat që publiku dha pas një televotimi të hapur në minutat e fundit të finales,transmeton “TCh”.   P.K