Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, i ka dërguar ftesëPpresidentit të Serbisë Nikoliçit për të ardhur në Kosovë, ku do të organizohet Samiti i presidentëve të shteteve rajonale. Ky lajm është bërë i ditur nga këshilltari i Jahjagës, Arbër Vllahiu. “Jahjaga, si mikpritëse e këtij Samiti, i ka dërguar ftesë publike Nikolicit”, është shprehur Vllahiu.

“Jahjaga dhe Nikolic deri më tani janë takuar më shumë se pesë herë, që nga shkurti kur është mbajtur takimi i parë direkt në Bruksel, nën ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të BE-së, Catherine Ashton. Kjo ka vazhduar me forume dhe samite tjera, qoftë rajonale apo ndërkombëtare”, ka shtuar Vllahiu. 

(e.m/j.knezi/BalkanWeb)