Uragani “sandy” pezullon maratonen ne Nju Jork city. Lajmi eshte njoftuar nga vete kryetari i bashkise se Nju Jorkut Majkell Blumberg. Kryebashkiaku me heret kishte deklaruar se maratona do te zhvillohej dhe se do t’ju jepte njerezve dicka te gezueshme. Por ne deklaraten e fundit ai tha se “nuk mund te lejojme kundershtime ne nje event sportiv, as per te terhequr vemendjen ne kete pune te rendesishme qe po behet per rimekembjen e qytetin nga stuhia”. Ushqimet, tualetet e levizshme, gjeneratore dhe objekte te tjera te planifikuara per maratonen u dhuruan nga organizatoret.

Vendimi ka ngjallur reagime jo pozitive ne radhet e pjesemarresve ne gare. Maratona e nju jorku eshte nder me te medhate ne bote, me me shume se 47 mije vrapues, 20 prej tyre ishin regjistruar per te marre pjese ne te. Maratona ishte planifikuar te niste ne Island, pjesa me e goditur e Nju Jorkut, ku rezultojne te vdekur 19 persona.

Nderkohe numri i viktimave nga uragani ne SHBA ka kaluar mbi 100, nga keta 40 jane ne Nju Jork, ndersa ne Karaibe numri i viktimave eshte 69.

Pergjate bregdetit lindor te SHBA, 3.5 mln shtepi dhe biznese, 1.2 mln vetem ne Nju Jork jane ende pa energji elektrike, 4 dite pas goditjes nga stuhia e tmerrshme.

Mungesat ne karburante kane shkaktuar incidente ne Nju Xhersi dhe Konektikat, nje motorist u arrestua pasi perdori armen ndersa mbante radhen per karburant.

Mbremjen e se enjtes, muzikante si Bruce Springsteen, Christiana Aguliera dhe Billy Joel performuan ne nje koncert bamiresie per te prekurit nga stuhia.