Të mërkurën Këshilli i Sigurimit i OKB-së kërkoi që ti jepet fund luftimeve në Siri. Tani është Bashkimi Europian që kërkon të shtojë më shumë sanksionet ndaj regjimit të Bashar Al Assad.


Dhe BE duket se ka parasysh edhe Zonjën e Parë të Sirisë. Asma Al Assad, 36 vjeç, do i refuzohen udhëtimet dhe turet për shopping në Bashkimin Europian.


E lindur në Britaninë e Madhe, Asma ishte parë si një femër e frymëzuar nga idealet perëndimore. Por një seri e-mailesh kanë zbuluar se ajo në fakt është frymëzimi i diktaturës. Në e-maile del qartë se ajo pëlqen mallrat e luksit dhe bën blerje përmes internetit.