Një ngjarje e rëndë ka tronditur në orët e para të mëngjesit qytetin e Sarandës. Persona të paidentifikuar kanë hedhur në erë makinën e pronarit të një prej hoteleve në qytetin bregdetar, raporton Vizion Plus.


Sipas policisë, shpërthimi i automjetit në pronësi të Ermir Durakut ka ndodhur rreth orës 05:00 te mëngjesit. Makina ka qenë e parkuar para ambienteve të biznesit, ne rrugën Sarandë-Kanali i Çukës dhe brenda tij nuk ka pasur njeri.


Polica e Sarandës ka bërë të ditur se dyshohet se makinës i është vënë tritol.


Një grup hetimor ka nisur veprimet procedurale dhe ka marre në pyetje pronarin e automjetit për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.