SHBA- Sateliti për vrojtimin e Tokës i agjencisë amerikane NASA, nuk ka arritur në orbitën e planifikuar pas lansimit të enjten mbrëma, por ka rënë në ujërat e Pacifikut jugor.

Sateliti me vlerë prej 424 milionë dollarësh 303 milionë euro ishte tepër i rëndë për të arritur orbitën, ndërsa inxhinierët tash për tash nuk e dinë se pse ka ndodhur kjo, sepse në minutat e para të fluturimit nuk ishte regjistruar asnjë anomali. Mirëpo, disa minuta pas, është vërejtur se sateliti nuk është ndarë nga raketa bartëse dhe ka rënë në oqean- kanë thënë zyrtarët e NASA..

Lansimi i këtij sateliti, i cili duhej të merrte pjesë në hulumtimin e ndikimeve aerosole në klimë, është lansuar nga baza Vandenberg në Kaliforni përmes raketës Taurus XL, porse ky lansim nuk ka rezultuar i suksesshëm.
(m.a/tg/BalkanWeb)