Arnold Schwarzenegger, i cili bëri një kalim domethënës nga Hollywood-i në Gurvernator i Kalifornisë, synon të fitojë tashmë një tjetër pozicion, atë të kreut të ardhshëm të Bashkimit Evropian, raportojnë mediat amerikane. I lindur në Austri, ish sportisti i bodybuilding, tashmë 63 vjeç, është duke menduar se cili do të jetë hapi i tij i rradhës, ndërsa po konsultohet edhe me këshilltarët e tij.


Arnold Schwarzenegger po mendon të kthehet në kontinentin e tij të lindjes, në Evropë, për të kandiduar për presidencën e Bashkimit Evropian.


"Në vitet e ardhshme, BE-ja do të kërkojë një president më një profil të lartë, dikë që të mund të bashkojë kontinentin e vjetër" tha shefi i shtabit të Arnold Schwarzenegger Terry Tamminen për revistën “Newsweek”.


Francezët nuk duan një gjerman, dhe gjermanët nuk duan një italian. Pse të mos mendojmë për një person të lindur në Evropë, i cili do të largohet nga Amerika, dhe që fare mirë mund të kthehet në Uashingtonin apo Xhefersonin e një Evropë të re të bashkuar"- tha Tamminem. Schwarzenegger, i cili në janar përfundoi mandatin e tij të dytë si Guvernator i Kalifornisë zë një vend të veçantë ndër njerëzit e famshëm në Amerikë, duke qenë sa një politikan, sa një yll filmi.


Kur ai përfundoi mandatin e tij si Gurvernatori i Kalifornisë, analistët ishin kurioz për të parë nëse ish heroi i kinemasë do t`i kthehej ekranit të madh apo do të vazhdonte me politikën. Ajo që është e sigurt, Schwarzenegger nuk do të konkurojë për postin e presidentit të SHBA-ve pavarësisht dëshirës së tij. Sipas ligjit amerikan vetëm amerikanët e lindur në Amerikë mund të konkurojnë për postin e Presidentit.