Bashkimi Evropian perfundimisht terhoqi litarin e parashutes. Vone por megjithate ne kohen e duhur Brukseli e kuptoi mosefektin e procesit te monitorimit i cili vlen per Bullgarine dhe Rumanine qe prej anetarsimit te te dy vendve ne vitin 2007. Permes ketij monitorimi duhet te sigurohet qe perpjekjet per elimimin e deficiteve ne fushen e drejtesise dhe luftimi i korrupsionit dhe krimit te organizuar do te vazhdojne edhe pas anetaresimit. Megjithate raportet kritike te publikuara cdo gjashte muaj nga Komisioni Evropian ishin shume te pafuqishme per te sjelle rezultatet e deshiruara. Sanksione nuk pati kurre ne Rumani korrupsioni vazhdon te lulezoje ne nivelet me te larta. Kontrolli nga Brukseli nuk ka funksionuar.


Tani Bashkimi Evropian deshiron te shtoje presionin ndaj Bukureshtit. Para se gjithash Gjermania dhe Franca e kane kuptuar se rezultate mund te tregojne vetem masat konkrete. Berlini dhe Parisi jane ne parim te pajtimit per nje antaresim te plote te Rumanise dhe Bullgarise ne zonen Shengen por kane paralajmeruar permes nje letre Komisionin Evropian se kufijte e hapur me keto dy vende nga mesi i vitit 2011 mund te kene pasoja te renda per sigurine e brendshme te BE-se. Nderkohe te njejten droje e kane shfaqur edhe vende te tjera te BE-se.


Nga ana tjeter nderlidhja e kritereve politike te monitorimit te BE-se me procesin aktual te zonen Shengen nuk jane percaktuar me nje marreveshje konkrete. Megjithate BE duhet te veproje per te mos vene ne loje kredibilitetin e tij. Rumania eshte denuar per shkak se e ka humbur bonusin e dhene te besimit dhe qe prej antaresimit ne BE vetem sa e ka ngadalesuar procesin e reformave ne fushen e drejtesise. Tani Bukureshtit i duhet te deshmoje se i ka kuptuar sic duhet sinjalet e derguara nga Brukseli dhe ti coje perpara reformat. Nuk mjafton qe ne menyre demonstrative ne prag te marrjes sse vendimit per antaresimin e vendit ne zonen Shengen te arrestohen nen dyshimet per korrupsion disa nepunes kufiri dhe doganiere. Komisioni Evropian pret kapjen e peshqeve te medhenj nga politika dhe ekonomia. Ne kete mes hetimet e deritanishme nuk kane sjelle asnje rezultat.


Vendimi i tanishem eshte padyshim nje sinjal paralajmerues edhe per vendet e tjera anetare te BE-se dhe per vendet kandidate per anetaresim. Ai eshte nje sinjal qe shtrihet pertej kufinjve te marreveshjes Shengen dhe mund te konsiderohet si paralajmerim i pergjithshem Kush nuk ben si duhet dhe me kohe detyrat e shtepise duhet te llogarise se e pret denimi.


Autor Robert Schwartz
Redaktor Fabian Schmidt