Elbasan

Kryetari i Bashkise se Elbasanit Qazim Sejdini gjate nje konference per shtyp ne media eshte shprehur me tone te ashpra ndaj drejtoreshes aktuale te Deges se Thesarit te Elbasanit Suela Myftarit. Madje Sejdini ka deklaruar se do te padise dhe do te kerkoje ndjekje penale ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Elbasan pasi Myftari ka bllokuar fondet duke mos zbatuar vendimin e marre nga Ministria e Financave. Me kete veprim drejtoresha e Deges se Thesarit ka bllokuar punen dhe pagat e administrates madje shqetesimi behet edhe me i madh pasi jane bllokuar edhe pagesat e kredise se marre nga bashkia. Sipas Sejdinit fondet jane bllokuar pa arsye dhe vendimet e saj jane te politizuara duke penguar keshtu normalitetin e punes se pushtetit vendor ne te gjithe sektoret.