Ymer Prizreni, Haxhi Zeka, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini, Shote Galica dhe Azem Galica, janë personalitetet që janë vlerësuar me titullin "Heroi i Kosovës" nga presidenti Fatmir Sejdiu në prag të 2 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Me anë të një dekreti presidencial Sejdiu ka vlerësuar kontributin e veçantë dhënë për lirinë dhe pavarësinë e shqiptarëve dhe të Kosovës duke vecuar sakrificën dhe kontributin e atyre që frymëzuan popullin deri në realizimin e plotë të lirisë dhe pavarësisë së vendit.






ALSAT










< I mëparshmi