“Pres me kënaqësi t’ju takoj në Samitin e NATO-s, si përfaqësuesi i një vendi të anëtarësuar”


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, i telefonoi dje kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha dhe i përcolli urimet më të përzemërta për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, këtë ditë të madhe për kombin Shqiptar, si dhe i shprehu kënaqësinë e tij për takimin që do të ketë me kryeministrin Berisha në Samitin e Strasburg-Kehlit, si dhe më pas në takimin e 7 prillit në Bruksel.


Kryeministri Berisha i shprehu Sekretarit Scheffer mirënjohjen më të thellë për stafin e tij dhe vendet anëtare të NATO-s. Kryeministri Berisha u shpreh se “me mbështetjen dhe kontributin tuaj, ju u bëtë pjesë e një akti nga më madhorët në historinë e kombit shqiptar pas shpalljes së pavarësisë, për të cilën shqiptarët do t’u jenë përjetë mirënjohjes”.



...