Pas nje rritje te konsiderueshme ne dy vitet e fundit, sektori i ndertimit po gjendet serish ne veshtiresi. Problemet me lejet e ndertimit, me ndikim nga ana e ofertes dhe cmimi i larte i ndikuar nga nencmimi i lekut, kane sjelle renie te shitjeve ne sektorin ne fjale. Sipas nje analize te Bankes se Shqiperise per zhvillimet ne sektorin e ndertimit per vitin 2009, u ngadalesuan ritmet e larta te rritjes vjetore, duke gjeneruar nje shifer afarizmi ne tremujorin e fundit te vitit 8.3 per qind me te ulet se ne tremujorin paraardhes. Ne gjashtemujorin e dyte te vitit vellimi i ndertimit ka ngadalesuar ritmet vjetore te rritjes, cka mbeshtetet edhe prej treguesve te tjere te terthorte, sic eshte rritja me ritme me te uleta e konsumit te cimentos. Gjate gjysmes se dyte te 2009 indeksi i cmimeve te banesave per qytetin e Tiranes, ka shenuar norma rritjeje me te larta krahasuar me gjysmen e pare te vitit. Ne tremujorin e trete dhe te katert te vitit 2009, ky indeks shenoi rritje perkatesisht me 17.3 per qind dhe 11.6 per qind. Ndryshimet tremujore per keto periudha jane perkatesisht 5.6 dhe 5.8 per qind, jane reflektuar kryesisht nga tendenca nencmuese e lekut ndaj euros. Nga ana tjeter cmimet e prodhimit ne sektorin e ndertimit, bazuar ne opinionet e bizneseve te mbledhura nga vrojtimi i besimit, kane njohur rritje ne tremujorin e trete te vitit 2009 pas nje prirje renese qe nga tremujori i dyte i vitit 2008. Nga te dhenat e ketij vrojtimi, vleresimi i bizneseve ndertuese mbi kontratat porositese eshte permiresuar dhe pakesimi i inventareve ka vijuar per te dytin vrojtim radhazi gjate tremujorit te trete te vitit 2009. Por sipas vezhgimit te Bankes se Shqiperise ne ndryshim me zhvillimet ne cmimet e banesave, indeksi i qirase ka rene perseri gjate tremujorit te katert te vitit 2009, me 15.5 per qind, krahasuar me tremujorin e katert te vitit 2008. Ne krahasim me tremujorin e trete te vitit 2009, indeksi i qirase se banesave eshte 1.2 per qind me i ulet. Raporti i indeksit te cmimit me qirane eshte rritur ne tremujorin e katert duke qendruar 0.2 pike perqindjeje siper mesatares se tij historike. Tregu i imobilar eshte frenuar vitin e fundit edhe nga levizjet e shpeshta te kursit te kembimit. Luhatshmeria e kembimit te lekut me euron ka bere qe mjaft te interesuar per te blere shtepi t'i kene zhvendosur planet e tyre per me vone, ne pritje te stabilizimit te vlerave te kembimit. Kete fakt e njoftojne agjencite imobilare ne kryeqytet. Nga 124 leke qe ishte monedha e perbashket ne fillim te 2009 tani ajo kembehet me 137 leke ose 13 leke me shume. Tregu i banesave ne vendin tone i zhvillon transaksionet e tij me euro dhe per pasoje levizjet ne kursin e kembimit te lekut me euron ndikojne ne uljen ose ne rritjen e kostove. Ne rastin konkret nencmimi i lekut ndaj euros ka ndikuar ne rritjen e kostove te banesave. Vetem prej forcimit te euros kundrejt lekut, cmimet e banesave jane rritur rreth 15 per qind nga janari 2009.
Sektori i ndertimi, pesha ne rritje ne prodhimin vendas
Sektori i ndertimit perfaqeson nje nga sektoret me aktive te ekonomise shqiptare. Gjate vitit te kaluar prodhimi i ketij sektori, ka perfaqesuar rreth 14 per qind te Prodhimit te Pergjithshem Bruto ne vend dhe ka siguruar rreth 18 per qind te shitjeve totale nga sektoret prodhues jobujqesore te ekonomise se vendit. Ne sektorin e ndertimit regjistrohen si te punesuar, mesatarisht rreth 18 per qind e te punesuarve gjithsej ne sektorin privat jobujqesor te ekonomise se vendit. Industria e ndertimit mbetet reference per rritjen ekonomike te vendit, per shkak te peshes qe ze sektori ne Prodhimin e Brendshem Bruto dhe ne sektoret e tjere qe jane te lidhura me te. Nje krize ne kete sektor shoqerohet me pasoja zinxhir ne shume profile te tjera te ekonomise qe lidhen me sektorin e ndertimit duke perfshire qe nga industrite e deri te punesimi. Keshtu nese ne vitin 1998 sektori i ndertimit perbente 5% te GDP-se, ne vitin 2005 ai ishte rritur ne mbi 14%, pra pothuajse trefish, dhe vazhdon te rritet. Nderkohe sektore te tjere te ekonomise kane shfaqur te tendenca renese. Keshtu nga viti 1998 deri ne vitin 2005 bujqesia ka zbritur nga 28% ne 20%, sherbimet nga 58% ne rreth 55%, ndersa industria ka mbetur pothuajse njesoj nga 7.4% ne rreth 9.7%.