karaburunNë vijim të hetimeve të prokurorisë lidhur me sekuestrimin e 220 ha truall në plazhin e Shën Vasilit në Karaburun, janë ndaluar edhe tre shtetas të tjerë.


Në vijim të hetimeve nga organi i akuzës, mbrëmjen e së mërkurës është bërë ndalimi i shtetasve: Blerina Dhrami, ish-nëpunëse e ZVRPP Vlore. (aktualisht me funksion avokate ne qytetin e Vlorës); Rajmond Mezi, personi në emër të të cilit është regjistruar prona; Donika Besimaj, me detyrë përgjegjëse e arshivës pranë gjykatës së rrethit gjyqësor Vlorë.


Të ndaluarit dyshohen për kryerjen e veprave penale Falsifikimi i dokumenteve e kryer më shume se një herë në bashkëpunim, Shpërdorim detyrë, Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.


Një ditë më parë policia e Vlorës vuri në pranga një avokat dhe një notere, ndërsa u shpall në kërkim një biznesmen.


2 qershor 2016 (gazeta-Shqip.com)