Uashington, 15 prill, NOA - Komisioni për
marrëdhëniet me jashtë i Senatit Amerikan zhvilloi dje një seancë mbi Ballkanin
Perëndimor ku u diskutua përparimi i bërë nga vendet e këtij rajoni drejt
integrimit euro-atlantik dhe sfidat me të cilat ndeshen këto vende.



Në seancën ku është folur edhe për Shqipërinë,
ndihmës-sekretari i Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Eurazisë, Filip Gordon
deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin plotësisht integrimin
euro-atlantik të vendit tonë.




"E mbështesim integrimin euro-atlantik të Shqipërisë. Dhe megjithëse
qeveria shqiptare duhet të punojë më shumë për të luftuar korrupsionin, ndërsa
shpresojmë ti jepet fund ngërçit politik në parlamentin e vendit, Shqipëria ka
luajtur një rol konstruktiv në rajon, mësohet të jetë shprehur ai.

Ndër të tjera, Gordon tha se Shqipëria ka punuar shumë për pajtimin e komuniteteve
serbe dhe shqiptare dhe se ka
ripërtëritur marrëdhëniet e nivelit të lartë me Serbinë.



n.e/NOA