Ministri i jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiç tha
se do të dorëzojë një rezolutë në Kombet e Bashkuara, e cila do të kërkojë
mbështetjen e vendeve anëtare që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të
shqyrtojë ligjshmërinë e shpalljes së pavarsisë së Kosovës.
Zyrtarët
serb shpresojnë që shumica e vendeve anëtare të OKB-së të përkrahin kërkesën e
Serbisë, kur ajo të parashtrohet në asamblenë e përgjithshme të kësaj
organizate, që mbahet muajin e ardhshëm.
Ministri
serb Jeremiç ka shprehur shpresën se gjykata ndërkombëtare do ta mbështesë
qëndrimin e Beogradit se shpallja e pavarsisë së Kosovës është e paligshme. //ad//