BEOGRAD-Serbia ka kërkuar bllokimin e 400 milionë eurove të privatizimit të ndërmarrjeve në Kosovë, ka bërë të ditur gazeta beogradase, Politika.

Kjo çështje, thuhet se është ngritur nga ministri i Punëve të Jashtme Vuk Jeremic, në kuadër të bisedimeve me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon, pas seancës së Këshillit të Sigurimit.

“Ato para nuk guxojnë t’i marrin institucionet paralele në Prishtinë. Atje ekziston një organizatë që quhet Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe ajo këmbëngul se është trashëgimtare e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, që nuk është e saktë. Në emër të Serbisë kërkoj që të bllokohn ato mjete”, citohet të ketë thënë Jeremic.

(d.b/Evropaelire/BalkanWeb)