Vetëm një ditë pasi Mali i Zi njohu pavarwsinë e Kosovës, Serbia ka vendosur të largojë nga vendi ambasadoren e Malit të Zi. “Serbia do të kërkojë nga ambasadori i Malit të Zi që ta braktisë Beogradin”, ka thënë ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç.


"Qeveria e Serbisë dëshiron ta njoftojë Podgoricën se prania e përfaqësuesit të saj zyrtar në Beograd, më nuk është e mirëpritur", ka thënë Jeremiç, duke e lidhur këtë kërkesë me vendimin e njohjes.


Ambasadorja malezeze, Anka Vojvodic, deklaroi se ishte njoftuar se duhet të largohej brenda 48 orësh. "Kjo nuk është një lëvizje diplomatike e mirë", u shpreh Vojvodic.


Ndryshe, politikanët serbë në Beograd kanë dënuar veprimin e Malit të Zi. /rel/