Pas fillimit ne pranvere te dialogut mes delegacioneve te Kosoves dhe Serbise - me ndihmen e Robert Cooperit te deleguarit te baroneshes Catherine Ashton - si dhe nenshkrimit gjate veres te disa marreveshjeve Beogradi ishte gati i bindur se ne Dhjetor do te fitoje statusin e kandidatit per anetaresim ne Bashkimin Evropian. Por gjerat nuk u zhvilluan sipas deshires se autoriteteve serbe...



Merkel ne Beograd



Ngjarja me e rendesishme politike per raportet kosovaro-serbe dhe serbo-evropiane ndodhi me 23 Gusht kur Beogradin e vizitoi kancelarja gjermane Angela Merkel. Ajo i beri te qarte per here te pare dhe shume prere Beogradit se pa heqjen e strukturave paralele serbe ne veri dhe pa normalizimin e raporteve me vendet fqinje nuk do te kete ndonje afrim te madh me Bashkimin Evropian.



Bildunterschrift Angela Merkel dhe Boris Tadic ne Beograd



Vizita e kancelares Merkel la gjurme te medha tek autoritetet dhe opinioni serb. Pas disa shtyrjeve gjate veres delegacioni i Beogradit i udhehequr nga Borisllav Stefanoviq vazhdoi ne vjeshte pjesemarrjen ne takimet me delegacionin kosovar te udhehequr nga Edita Tahiri. Por problemi kryesor ishte realizimi i marreveshjeve te nenshkruara ne Bruksel.



Dhuna ne veri



Persa i perket situates ne Kosove gjerat shkallezuan pas vendimit te qeverise ne Prishtine per te vendosur rendin dhe ligjin ne mbare territorin e Kosoves. Per te zbatuar vendimin e qeverise per masat e reciprocitetit tregtar ndaj Serbise ajo dergoi me 26 Gusht njesine speciale ne veri te vendit ne kufi me Serbine. Serbet e veriut te ndihmuar nga forca te ndryshme nga Serbia u pergjigjen me dhune me ndezjen e pikekalimeve kufitare bllokimin e rrugeve dhe vrasjen e policit kosovar Enver Zymberi. Situata u vu nen kontroll vetem pas nderhyrjes se trupave te KFOR-it.



Ish-Komandanti i KFOR-it Erhard Bhler ne nje interviste per Deutsche Wellen konfirmoi se ne veri ka persona te armatosur serbe dhe se gjendja kercenon te shkallezoje ne nje konflikt serioz. Me shkathtesi diaplomatike Komandanti arriti disa here te evitoje perplasjet me serbet lokale por situata u shkallezua edhe me shume. Serbet te cilet ne rruget e veriut te Kosoves kishin vene me shume se 20 barrikada disa here u perplasen seriozisht me ushtaret e KFOR-it. Pati edhe te shtena me arme zjarri dhjetera te plagosur dhe viktima ne njerez. Me te demtuarit ishin ushtaret gjermane dhe austriake gje qe preku Berlinin zyrtar.



Bildunterschrift Konflikti kufitar ne Veri



Beogradi nuk fitoi statusin



Kjo rezultoi me qendrimin e prere te Berlinit kancelarja Angela Merkel shpalli ne fillim te Dhjetorit se Serbia ende nuk i ka plotesuar kushtet per te fituar statusin e kandidatit per anetaresim. Te gjitha perpjekjet e Serbise dhe disa vendeve te BE-se per te ndryshuar kete qendrim te Berlinit nuk ndihmuan. Ne samitin e BE-se me 9 Dhjetor u konstatua se per kandidaturen e Serbise per te fituar statusin e kandidatit do te vendoset deri ne Mars te vitit 2012.



Beogradit nuk i ndihmuan as marreveshjet e arritura ne minutat e fundit per kontrollimin e integruar te kufirit. Nderkohe qe ne nje problem tjeter serioz per Beogradin u shnderruan vete serbet e veriut te cilet hapur kundershtuan politiken e presidentit Boris Tadiq. Ata hodhen poshte kerkesen e tij per zhbllokimin e rrugeve dhe bashkepunimin me KFOR-in.



Per Qeverine serbe dhe presidentin Tadiq ishte vendimi i samitit te BE-se nje grusht i rende sepse deri ne Mars te vitit te ardhshem duhet te shpallen zgjedhjet e reja parlamentare. Nderkohe qe ne sondazhet e fundit Partia Demorkatike e Boris Tadiqit eshte pas Partise Perparimtare Serbe te Tomisllav Nikoliqit.



Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Qindra serbe protestojne kunder KFOR-it



Zgjidhja e pranueshme e Tadiqit



Tadiqi duhet te veproje shpejt ne qofte se do te ndryshoje gjerat. Ne takimin e fundit me gazetare per kete vit presidenti Tadiq tha te enjten 30.12.2011 se gjate vitit 2012 do te paraqese nje propozim per zgjidhjen e statusit te Kosoves i cili nuk do te cenoje interesat e Serbise dhe as te shqiptareve te Kosoves.



Tadiqi pohon se Serbia duhet te respektoje realitetin qe shqiptaret e Kosoves nuk duan te jetojne nen sovranitetin e Serbise por zgjidhja duhet te respektoje edhe Kushtetuten e Serbise dhe Rezoluten 1244 te KS te OKB-se. Ai edhe nje here perseriti se Serbia ne menyre direkte apo indirekte nuk do te njohe pavaresine e Kosoves por nuk do te mohoje as kerkesat e shqiptareve. Tadiq edhe nje here perseriti se askush ne Evrope nuk ka kerkuar prej Serbise njohjen zyrtare te Kosoves si kusht per te fituar statusin e kandidatit per anetaresim ne BE. Megjithate Tadiqi nuk deshi te flas per detajet e propozimit te tij. Propozimin per zgjidhjen e statusit te Kosoves do ta bej publik kur te vleresoj se do te kete sukses theksoi presidenti Tadiq ne fund te ketij viti. Por analistet thone se ky propozim duhet te paraqitet shpejt. Ndryshe shume lehte mund te ndodhe qe Tadiqi te paraqes propozime - por si lider opozitar dhe jo si president i Serbise.



Autor Bahri Cani



Redaktoi Lindita Arapi