Bashkimi Evropian tha se hyrja e Serbise ne Marreveshjen e Stabilizim-Asocimit do te ishte ne dobi te te dyja paleve. Gjate debatit te sotem ne nje sesion te Parlamentit Evropian per marreveshjen e Asocim-Stabilizimit me Serbine Komisioneri i Bashkimit Evropian per Zgjerimin Stefan Fyle deklaroi se Beogradi eshte ne rrugen e hyrjes ne procesin e bisedimeve me BE-ne. Votimi per marreveshjen me Serbine zhvillohet neser.


Stefan Fyle Komisioner i Bashkimit Evropian per Zgjerimin tha ne Bruksel se Marreveshja e Stabilizim-Asocimit eshte nje hap i madh perpara per Serbine ne rrugen drejt Bashkimit Evropian. Ai tha se objektivi themelor i kesaj marreveshjeje eshte te hape rrugen per integrimin evropian dhe reforma te metejshme dhe ta pergatise Serbine per Bashkimin Evropian.


Nga pikepamja ekonomike Marreveshja e Stabilizim Asocimit parashikon vendosjen graduale te nje zone te tregtise se lire dhe integrimin shkalle shkalle te Serbise ne Bashkimin Evropian. Kjo do te ishte e dobishme si per BE-ne edhe per Serbine tha zoti Fyle.


Zoti Fyle tha se vendosja e marredhenieve me te ngushta me Serbine sjell nje numer avantazhesh te reja per BE-ne lehteson bashkepunimin ne fushen e drejtesise te lirise dhe sigurise mjedisit transportit dhe doganave per te permendur disa. Prandaj tha komisioneri per zgjerimin  ajo kontribuon per ta bere me te besueshme dhe me te efekteshme politiken e BE-se ne Evropen juglindore.


2011-a eshte nje vit i rendesishem per Serbine. Nje vit sfidash te veshtira por edhe nje vit mundesish. Rruga eshte percaktuar dhe objektivat jane te njohura. Varet nga Serbia per te ecur ne kete rruge per te perbushur kriteret dhe kur te jete gati te angazhohet ne procesin e negociatave me BE-ne tha Komisioneri per Zgjerimin.


Zoti Fyle shprehu bindjen se me mbeshtetjen e perbashket Serbia do te vazhdoje te beje zgjedhjen e drejte evropiane dhe te ece ne rrugen e perpjekjeve te saj te integrimit. Kjo tha ai do ti jape nje mesazh pozitiv gjithe rajonit.


Votimi i pritshem pro marreveshjes se Stabilizim-Asocimit me Serbine do te shenonte nje hap te rendesishem per Serbine ne synimet e saj per tu anetaresuar ne Bashkimin Evropian.


Zevendeskryeminstri serb per integrimin evropian Bozhidar Djelic tha dje ne Strasburg se viti 2011 do te jete i jashzakonshem per Serbine dhe shtoi se Beogradi ka ne plan te filloje dialogun e shume-pritur me Kosoven per te arritur rezultate konkrete.


Bashkim i Evropian e ka bere marreveshjen me Kosoven dhe bashkepunimin me Gjykaten e Hages kusht per anetaresimin e Serbise ne BE.