Nga Express më 25 mars 2011 në ora 15:22

Një seri tërmetesh të dobëta u regjistruan të enjten dhe të premten në Kroaci, njoftoi Shërbimi Sizmik i Kroacisë.



Tërmeti i parë i së premtes ndodhi rreth 15 kilometra në veri të Novi Vinodolski, pak para orës 4 të mëngjesit, dhe kishte një magnitudë prej 2.6 shkallësh të Richterit. Tërmeti i dytë, që ndodhi në 8:33, kishte një magnitudë prej 2.1 shkallësh të Richterit. E në orën 9:24, një tërmet prej 2.8 shkallësh të Richterit lëkundi edhe Zagrebin.



Vetëm një ditë më herët, në Kroaci u regjistruan edhe dy tërmete të tjera. I pari ndodhi afër Dubrovnikut, rreth orës 5 të mëngjesit, dhe kishte një magnitudë prej 3.1 shkallës të Richterit. Ndërkaq i dyti, që ndodhi rreth orës 8, afro 30 kilometra në veri të Zarës, kishte magnitudë prej 2.3 shkallësh të Richterit.