Presidenti i Beses Nexhat Bizhdili e ka cilesuar mjaft te veshtire sfiden e se shtunes qe kavajasit do te zhvillojne ne fushen e tyre me Flamurtarin. Edhe pse e nisen sezonin e ri me triumfin ne Superkupe verdhezinjte jane paraqitur mjaft dobet ne dy javet e para te kampionatit duke pesuar po kaq disfata. Ata humben ne tavoline ndeshjen e pare ne Kavaje me Skenderbeun per shkak te dhunes nga tifozet dhe goditjes me sende te forta ne fushe ndersa ne takimin e dyte te besuarit e Shpetim Duros u mposhten nga Dinamo. Ndeshja me Flamurtarin do te jete mjaft e veshtire deklaroi numri 1 i klubit. E them kete pasi ata kane nje superskuader dhe kane marre me merite piket e plota. Me tej Bizhdili shtoi Mos harroni se luajme pa mbeshtetjen e tifozeve.