Java e 27-të e Kategorisë Superiore ka katër sfida dominuese për fatet e verdikteve të Kampionatit të 69-të Kombëtar të Futbollit, si në "katet e sipërme", ku Dinamo e Partizani luftojnë për titull, ndërsa "katet e mbijetësë" të katër skuadrat do të ballafaqohen midis tyre, ku më përcaktuese është ajo: Besëlidhja-Kastrioti.
Kjo javë do të shënojë edhe debutimin e dyshes drejtuese kavajase Berati-Haxhiaj në ndeshjen Besa-Tirana. Bardheblutë ndihen të qetë pas tre fitoreve rresht, dy në kampionat e një në Kupë, ku thuajse janë në finale, pas fitores 3-0 në Elbasan.
Dinamo, pas humbjes me Kastriotin kërkon fitoren me Flamurtarin, ndërsa të kuqtë, pas humbjes së thellë me vlonjatët, do të përballen me Shkumbinin, e rreshtuar si aleat i bluve.
Vllaznia, thuajse e kualifikuar në Kupën e Shqipërisë, pret Elbasanin thuajse të eliminuar nga vazhdimi i saj. Rikthimi, ose më mirë, moslargimi i trajnerit Krenar Alihmehmeti, i obligon verdheblutë të luftojnë fort për pikë të plota në "Loro Borici".

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 27
Dinamo - Flamurtari 16:30
Gjyqtarë: S. Cekaj, Ë. Pjetrushi, F. Lamaj
Stadiumi "Selman Stërmasi", Tiranë
Bilanci: 112 ndeshje; 61 fitore Dinamo, 26 barazime, 25 fitore Flamurtari. Golat: 178-99
Partizani - Shkumbini 16:30
Gjyqtarë: A. Janku, A. Lamce, S. Zeka
Stadiumi Kombëtar "Qemal Stafa", Tiranë
Bilanci: 33 ndeshje; 15 fitore Partizani, 6 barazime, 12 fitore Shkumbini. Golat: 44-38
Vllaznia - Elbasani 16:30
Gjyqtarë: E. Dobi, E. Doda, A. Pregja
Stadiumi "Loro Borici", Shkodër
Bilanci: 123 ndeshje; 62 fitore Vllaznia , 35 barazime, 26 fitore Elbasani. Golat: 199-114.
Besa - Tirana 16:30
Gjyqtarë: B. Pashaj, R. Zhuli, L. Mustafaraj
Stadiumi "Besa", Kavajë
Bilanci: 121 ndeshje; 15 fitore Besa, 38 barazime, 68 fitore Tirana. Golat: 103-205.
Besëlidhja - Kastrioti
Gjyqtarë: S. Jareci, A. Mali, G. Maloku
Stadiumi "Besëlidhja", Lezhë
Bilanci: 4 ndeshje; 1 fitore Besëlidhja, 0 barazime, 3 fitore Kastrioti. Golat: 3-5
Skënderbeu - Teuta 16:30
Gjyqtarë: E. Peza, E. Bicaku, E. Bodeci
Stadiumi "Skënderbeu", Korcë
Bilanci: 113 ndeshje; 47 fitore Skënderbeu, 35 barazime, 31 fitore Teuta. Golat: 120-112.