Dritan MehmetiKampion doli ai që pritej. Është Dritan Mehmeti fitues i kampionatit kombëtar individual të shahut. Konfirmimi për një nga shahistët më të mirë të Shqipërisë erdhi pas 9 raundesh në sallën e këtij sporti në stadiumin kombëtar Qemal Stafa. Me vetëm gjysmë pike më shumë mundi të njëjtin rival si edhe vjet, Franc Ashikun, një nga shpresat e reja të këtij sporti.

Mehmeti fitoi takimin e fundit ndaj Aleksandër Pacit, duke shfrytëzuar klasin dhe përvojën e tij. Ashiku u ndal në barazim nga kampionia e vajzave, Eglantina Shabanaj dhe e mbylli turneun me 7 pikë, ndaj 7.5 të kampionit.

Nuk pati këtë herë një finale mes të dyve në raundin e fundit, si ajo që vendosi titullin vjet.

Kampionati këtë vit ishte interesant, me finalet ku morën pjesë 10 shahistë, ndër të cilët dy femra, Eglantina Shabani dhe Rozana Gjergji. Madje, Gjergji doli e gjashta dhe Shabanaj e shtata. Me përfundimin e kampionatit, ku dyshja Mehmeti Ashiku ishin mjaft të shkëputur nga të tjerët, vëmendja kalon tek Olimpiada Botërore që nis më 1 gusht.

Shqipëria do të përfaqësohet atje me meshkujt dhe femrat. Tek meshkujt, përveç kampionit Mehmeti, do të jetë edhe shahisti më I mirë shqiptar, Erald Dervishi.