Sektori i ndërtimit në vendin tonë vazhdon që të jetë në vështirësi prej disa kohësh. Këte e vërtetojnë edhe të dhënat e INSTAT, sipas se cilës, në tremujorin e katërt të 2010-tës, ky sektor pësoi një ulje me rreth 14.8 përqind.

 


Sipas përgjegjësit për GDP pranë INSTAT, Ledjon Shahini, sektori i ndërtimit ka qenë edhe sektori që ka pasur performancën më të dobët ndërsa sektori që ka pasur performancën më pozitive ka qenë industria që ka pësuar një rritje me 24.4 përqind.

 


Ekonomia e vendit tonë gjatë tremujorit të tretë sipas INSTAT, ka pasur një rritje pozitive me 1.2 përqind .