Arritjet e prezantuara dy dite me pare nga kryeministri Sali Berisha, per Partine Socialiste nuk jane reale. Deputeti socialist, Eduard Shalsi tha dje se kryeministri foli per arrije, ne nje kohe ku vendi vuan nga keqqeverisja, korrupsioni, kriza ekonomike. "Kriza ekonomike ka prekur tashme njesine, qelizen baze te shoqerise shqiptare: Ekonomine familjare. Cdo familje ka me pak te ardhura, dhe me shume shpenzime, ka renie te dukshme te fuqise blerese, kemi rritje te cmimeve ne mallrat e konsumit, por kemi shtrenjtim edhe te pagesave per sherbimet baze. Shqiptaret e paguajne ujin dhe energjine elektrike me shtrenjte", tha dje deputeti Shalsi. Ai theksoi se vendi ndodhet prej nje viti ne nje ngerc politik dhe beri per kete gje pergjegjes kryeministrin Sali Berisha. Shalsi shtoi se sot kemi "nje Shqiperi ne krize politike, ekonomike, morale. Nje vit qe filloi dhe perfundoi me permbytje. Nje vit qe filloi me premtime te reja te Sali Berishes, premtime te cilat fundi i vitit i provoi perseri te genjeshterta. Nje vit i zymte, i pashprese, deshperues". Nga ana tjeter deputeti i PS-se eshte ndalur edhe ne problemin e korrupsionit. Ai theksoi se koalicioni aktual i mazhorances eshte bere bashke per te ndare pasurine e vendit. "Kryeministri e cileson arritje te madhe luften kunder korrupsionit, nderkohe qe korrupsioni eshte emblema e kesaj qeverie. Te gjithe shqiptaret e dine se po trajtohen si placke lufte e nje koalicioni qe rri bashke vetem si pasoje e korrupsionit. Majlinda, Genci, Iliri, Petriti, Albana, Mimoza, Ridvani, Luli, Fatmiri, keta jane simbolet e korrupsionit, njerezit te cileve Saliu u shtrengon perdite doren e po u fal edhe vendin copa copa", tha dje Shalsi .