(I plotësuar)- Shefat e grupeve parlamentare kanë filluar të hynë në sallën ku do të mbahet mbledhja e kryesisë me të vetmen pikë të rendit të ditës: shqyrtimin e kërkesës për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.




Nga pozita në sallë ka shkuar Adem Grabofci i PDK-së, kurse nga opozita ka shkuar Aida Dërguti e Vetëvendosjes.

.......................................

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Lajmi i fundit: Kryesia e Kuvendit mblidhet në orën 16

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet sot nga 16:00 për të vendosur për seancën plenare në të cilën pritet të zgjedhet presidenti i Kosovës, raporton Indeksonline.




Këtë e kanë konfirmuar burime të Indeksonline brenda Kryesisë, sipas të cilave do të vendoset për seancën, e cila pritet të mbahet të premten.




Po ashtu Kryesisë do ti prezantohet edhe nënshkrimet për kandidaturën e Hashim Thaçit për president. /Indeksonline/