KUKES- Në tunelin e Thirrës në Kalimash i cili është i mbyllur prej disa kohësh për automjetet ka ndodhur një tjetër shembje. Sipas të dhënave që na sjell korrespondenti i News24, shembja në tunel ka filluar që mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00, ndërkohë që deri tani një gjatësi rreth 80 metra e tunelit është mbyllur totalisht nga inertet. Në këto momente në tunel nuk ka drita ndersa ka filluar puna per pastrimin e interteve te rena.
Sipas dëshmitarëve të ndodhur aty në ato momentin e shembjes, fillimisht është ndjerë nje tronditje e ngjashme me nje tërmet disa ballësh. Korrespondenti bën të ditur se në momentin e shembjes në tunel punohej, por fatmiresisht nuk ka patur asnje te lenduar.
Sipas punëtorëve shkak i shembjes ka qenë avancimi i shpejtë i punimeve për të hapur sa më shpejt tunelin. Punëtorët thonë se tashmë kanë frikë të hyjnë në tunel për shkak të tronditjeve të herëpashershme. Policia ndodhet në vendngjarje ndërsa ende nuk ka një prononcim zyrtar nga ana e kompanisë që kryen punimet.
(m.a/BalkanWeb)