Cili eshte ndryshimi midis shallvareve dhe veglave Pyetje absurde apo jo Por le te themi se jemi me fat sepse kemi gjetur tashme nje fjali jo edhe aq mosbesuese me te cilen po e hapim biseden tone. Pa i dhene kohe pleqerimit te mendimit nje pjese e instinktit tone deshmon se nje vegel mund te jete fare mire pjese aktive e trupit duar gishta dhembe nderkohe qe shallvaret mbulojne nje vegje pasive te se teres qe eshte per shembull lekura apo qimet e lekures. Lexuesi dosido i librit nje gje nuk ka se si ta shpjere nder mend ose se paku e fundit gje qe i bie nder mend eshte fakti qe shkrimtaret harxhojne kohen me te madhe pergjate punes se tyre duke kerkuar baraspeshime te duhura ne logjiken e se teres. Perfshi boten e brendshme dhe te jashtme e bukur dhe te shemtuar ekzistence dhe qenie popuj dhe individe gjuhe ngjyra personazhe tinguj stil te shkruari dhe te jetuari shije frutash dhe vere kafeje dhe zeheri tymnaje duhani apo flatrim hashashi logjike mishngrenese apo vegjetariani etj. Te gjitha keto sipas midese dhe kendveshtrimeve te tyre krahasimore simbolike metaforike alegorike analogjike brenda nje sistemi me rregulla te qarta ne te cilin vet shkrimtaret funksionojne qartesisht si paralelizem. Shkrimtari eshte si puna e atyre shkalleve levizese ne qendrat e medha komerciale. Ekuivalent i botes por mbi te gjitha i vetvetes ne raport me boten ne ngjitje zbritje. Kujdes Fjala ekuivalence ka nje kuptim krejt tjeter ne ekonomine e tregut ne bursat dhe sistemet financiare te diteve tona Rrjedhimisht edhe mbi masmediat propaganden dhe infrastrukturen e gjuhes se tregut. Por kjo nuk ndodh me shkrimtarin dhe boten e tij. Ai eshte aty. Ekuivalent. Etalon kokeforte. Le ta pranojme si nje paralelizem. I pashqitshim. Por le ti kthehemi serish muhabetit te veglave dhe shallvareve. Plaku im i mire Borges diku eshte shprehur se nga te gjitha veglat e shpikura nga njeriu libri eshte padyshim me i habitshmi me teper se sa nje vegel zgjatuese e trupit te njeriut ai perben nje zgjatim te kujteses dhe imagjinates. Hallall Gjithmone me ka pelqyer vertetesia analogjike e Borges megjithese sot per hir te se vertetes po filloj te ndiej nje dridhje te lehte te gishtave ndersa po shkruaj keto rreshta duke zbuluar nje kundershti qe nuk perputhet ashtu si e do zakoni me mendimin e plakut tim te mire. Prej ketu ze fill gerricja ime ne vijim. Qe libri eshte nje instrument unik ne llojin e vet jam dakord por jo me faktin qe libri zgjaton nje gje jotrupore. Kujtesa dhe imagjinata nuk lindin ne eter Ato jane funksione neurologjike te sistemit te trupit te njeriut dhe nje neuron nuk eshte as me shume e as me pak trupor se sa nje timpan veshi apo mollez gishti. A perben libri me te vertete nje vegel zgjatuese te njeriut Po apo jo Perse mos te mendojme se mundet te jete nje proteze gojore nje aparat degjimi i veshit nje teleskop per te vezhguar hapesiren ku syri yne nuk mberrin apo pantallona bluxhins qe ne kete rast ka zevendesuar fjalen e bukur shallvare qe vesh lekuren dhe qimet e kembeve Ndryshimi nuk eshte edhe aq i rendomte po ta shohesh holle holle. Njezeshem te gjithe e kemi pranuar faktin se mungesa e lexuesit e katandis librin ne nje objekt te vdekur. Qe te ekzistoje libri nuk ka nevoje qe te lexohet por te jete i lexuar. Nga nje lexues i mire madje Ne realitet ja cili eshte fakti qe na bene te mendojme se libri nuk paska qene edhe aq objekt banal ne te kundert tejet i vecante kur merr veshtrimin e duhur. Sapo e kemi mbyllur lexuar dhe me tej larguar nga kendi yne i shikimit ai Shen-libri kokeforte si ati i vet shkrimtari vazhdon te qendroje po aty duke gervishtur mendjen tone. Nje sqepar eshte krejt i pavlefshem per te ngulur dhe shkulur gozhde po qe se nuk mbahet forte nga dora jone. Libri ne te kundert vazhdon te reagoje edhe kur e kemi mbyllur se lexuari kemi shuar driten dhe larguar nga shikimi. Lecitja ndryshon konfigurimin e neuroneve tona Copeza teksti gjenden te vendosura ne vende te ndryshme te hapesires universale te trurit tone. Ato nuk depozitohen aty si pesticide helmatisese apo plehra organike perkundrazi vazhdojne te funksionojne ne depon e kujteses dhe imagjinates njerezore ne varesi te kualitetit te tyre vazhdimisht si me qene fara te vdekura te gatshme per mbjelljet e ardhshme. Por le ti biem shkurt po qe se libri nuk ka forcen e duhur per te reaguar ne menyre te shendetshme atehere nuk ja vlen per asgje eshte i padobishem. Libri i vertete eshte me i forte se dhembet apo proteza e dhembeve. Shen-Libri i perngjan nje hambari me farera te shumellojshme qe shumefishon jeten dhe ekzistencen e jetes duke u mbjelle pik se pari ne mendjen e lexuesit qe si ai nikoqiri i mire ja di vleren dhe kesmetin. Bash mu ne neuronet e atij qe e perdor dhe di ta perdore si duhet librin me mire se nje vegel dhembe apo proteze libri gllaberon neuronet e lexuesit duke u bere pjese e pandashme e tij libri shnderrohet ne lexues duke na kujtuar perrallen e cironkes gojedhene prej peshkatareve te Poradecit qe e kam te depozituar si puna e atyre farave ne trurin tim riprodhuar keto dite te ftohta dhjetori ku gjithcka fillon e ngrine dhe toka fle e qete nen ngrice tekstualisht


E kapen ne rrjete cironken e vogel. Nga rrjeta cironka i fliste nenes se saj


O nene me kapen moj nene


Ska gje birk e nenes ky paska qene fati yne ska gje


O nene me kane futur ne nje vend qe quhet kuzhine moj nene


E di biri nenes aty qeruan me thike edhe time eme


Oh moj nene po mi qerojne luspat moj nene po me zhveshin


Turpi dhe nderi per ne jane bere birk e nenes ti


Oh po me skuqin ne vaj te nxehte nene


Nuk eshte vaji i perskuqur i Ferrit pervoja jetesore eshte me pervelonjese ylli im


Po me kullufisin humnerave te gojedherave ne..ne


Duro biri im


Po me shuajne me vere me vere veremire nene


Ah Tashti mbarove more fund bir


Sqepari sherben per te ndertuar apo shkaterruar nje ndertese hambar kasolle vater shtepi kulture a tradite. Syte dylbite teleskopi jane vegla per te veshtruar boten dhe hapesirat e saj te pashtershme. Luga dhe dora per ti dhene njeriut jo vetem ushqim jete vazhdimesi por edhe per ta kenaqur veglen e shijes gjuhen me shijen e me te mirave fruta. Libri eshte i fatezuar per te kerkuar dhe gjetur lexuesin. Per te qene sherbyes i tij i shenjte. Per ta mbyllur me kaq po i rikthehem kokulur serish plakut tim te mire Borgesit. Njehere ai shpjegon se fatkeqesisht verberise se tij vazhdon te bleje libra te mbushe raftet e bibliotekes se tij perfundimisht duke vazhduar te luaj sikur te mos ishte i verber. Gjer me sot nuk njoh ndonje percaktim me te sakte dedikuar nje lexuesi. Po ti


Dhjetor 2011