prenga-strazimiriGrupi parlamentar i Partisë Demokratike ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme për tre deputetët e Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia, Armando Prenga dhe Gentian Bejko të përfshirë në konfrontimin e sotëm fizik me deputetin e Partisë Demokratike, Gent Strazimiri.


Sipas asaj që thuhet në kallëzimin penal të dorëzuar nga grupi demokrat në Prokurorinë  Përgjithshme, këta deputetë të mazhorancës e kanë ndjekur nga pas, dhe pasi e kanë fyer për shkak të detyrës dhe fjalës së mbajtur në mbledhje e kanë e kanë agresuar fizikisht Strazimirin.

Ne daten 27 Maj 2014, ne ambientet e Kryesisë së Kuvendit të Shqiperise, deputeti  Gent Strazimiri, antar i Grupit Parlamentar te Partise Demokratike, ka qene ne mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Cështjet Ligjore, duke shqyrtuar dhe diskutuar mbi cështje brenda rendit të ditës sipas Rregullores së Kuvendit.  Për një moment është larguar nga salla e mbledhjes për një pushim të shkurtër në korridorin e katit të II të Kryesisë së Kuvendit. Pa asnjë shkak dhe në mënyrë kriminale, 3 deputetë të Partisë Socialiste, konkretisht Armando Prenga, Xhemal Qefalia, dhe Gentian Bejko, e kanë ndjekur nga pas, dhe pasi e kanë fyer për shkak të detyrës dhe fjalës së mbajtur në mbledhje, e kanë agresuar atë fizikisht, thuhet në kallëzimin penal drejtuar kryeprokurorit Adriatiak Llalla.


Grupi parlamentar i Partise Demokratike, pas deklarimeve të deputetit Gent Strazimiri dhe pamjeve filmike të qarta të transmetuara nga mediat, denoncon këtë veprim kriminal të kryer nga këto tre shtetasë, si një agresion terësisht penal dhe me prapavijë të qartë politike, me synimin që me dhunë të bëjnë opozitën parlamentare të hesht.


27 maj 2014 (gazeta-Shqip.com)


Ky shkrim Sherri me Strazimirin, grupi i PD kallëzim penal për Prengën, Qefalinë dhe Bejkon e PS u publikua me pare te Gazeta SHQIP.