Ish-prokurori i Pergjithshem, Theodhori Sollaku, humb dhe ne Gjykaten Kushtetuese. Me nje vendim te formes se prere, anetaret e kesaj gjykate nuk pranuan kerkesen e ish-kreut te organit te akuzes, per te rrezuar dekretin e Presidentit Bamir Topi, qe e shkarkoi ate nga detyra, ne nentor te vitit te kaluar. "Gjykata Kushtetuese vendosi te rrezoje si te pabazuar kerkesen e paraqitur nga Theodhori Sollaku per shfuqizimin e dekretit te Presidentit, me arsyetimin se, ne kendveshtrimin kushtetues, nuk permbajne shkelje te te drejtave kushtetuese per nje proces te rregullt ligjor", theksoi ne vendimin e dhene Kushtetuesja. Duke lene perfundimisht si te drejte, dekretin e Presidentit Topi qe hoqi nga posti i Kryeprokurorit, Sollakun. Por nga ana tjeter, po kjo gjykate pranoi nje tjeter ankese se Theodhori Sollakut. Kushtetuesja i dha te drejte ish-kryeprokurorit, ne padine e bere se Kuvendi nuk ka te drejte te hetoje punen, aktivitetin e prokurorise e te komentoje vendimet e dhena nga prokuroret per ceshtje te caktuara. Gjykata vleresoi se Kuvendi nuk ka kompetence te kontrolloje dhe te vleresoje vendimet e prokuroreve ne ceshtjet konkrete per mos fillimin e procedimit penal, per pezullimin e hetimeve, per pushimin e ceshtjeve penale etj. "Kuvendi nuk ka kompetence te kontrolloje vendimet e vleresimet e prokuroreve, as per marrjen e masave te sigurimit, si dhe te vendimeve e veprimeve te tjera te prokuroreve qe lidhen me ushtrimin e ndjekjes penale e perfaqesimin e akuzes ne gjyq", thekson ne vendimin e dhene Gjykata Kushtetuese. Me kete vendim, gjykata hodhi poshte praktikisht hetimin parlamentar qe iu be ish-kryeprokurorit. Hetim nga i cili mori shkas shkarkimi i tij nga detyra. Por nuk mundi qe te ktheje apo komentoje dekretin e Presidentit qe largoi perfundimisht nga posti Theodhori Sollakun. Kjo eshte e dyta here qe Kushtetuesja shprehet per Sollakun. Po ky institucion, nje vit me pare, dha te njejten pergjigje per hetimin e pare te ngritur nga Kuvendi kunder Sollakut. Nderkohe qe disa vite me pare, ka qene pikerisht Gjykata Kushtetuese, ajo qe mori ne shqyrtim dekretin e Presidentit te atehershem, Meidani per shkarkimin e ish-kryeprokurorit Rakipi, duke e shpallur te pambeshtetur ne Kushtetute dhe duke e rrezuar ate.


Per Rakipin, me 2002 u rrezua dekreti i Meidanit


Vetem disa vite me pare, pikerisht ne vitin 2002, ka qene Gjykata Kushtetuese, ajo qe ka bere te mundur dhe zgjidhjen e ankeses se ish-kryeprokurorit te atehershem, Arben Rakipi. Ai ankohej ne Kushtetuese per dekretin e Presidentit te atehershem, Rexhep Meidani, i cili, sipas tij, ishte ne kundershtim me Kushtetuten dhe shkarkimi i tij ishte bere ne kete fryme antikushtetuese dhe i diskutuar nga nevojat politike te dites. Ne ate kohe, pas nje shqyrtimi disamujor, Kushtetuesja e rrezoi dekretin e Meidanit, duke marre vendimin per rikthimin ne pune te Arben Rakipit. Pavaresisht se Kuvendi, me bashkimin e votes mes mazhorances se atehershme socialiste dhe opozites se drejtuar nga Berisha, konsensus i madh ky, kishte votuar ne krye te Prokurorise se Pergjithshme, Theodhori Sollakun.


Vendimi zgjidh mosmarreveshjet Prokurori-Kuvend


"Ne lidhje me kerkesen e Theodhori Sollaku, paraqitur prej tij ne kohen qe kryente detyren e Prokurorit te Pergjithshem, me objekt zgjidhja e mosmarreveshjes se kompetences ndermjet Prokurorise se Pergjithshme dhe Kuvendit, Gjykata Kushtetuese vendosi: "Te zgjidhe mosmarreveshjen e kompetences te lindur midis organeve shteterore, subjekt ne kete mosmarreveshje dhe te deklaroje se Kuvendi i Shqiperise nuk ka kompetence te kontrolloje dhe te vleresoje vendimet e prokuroreve ne ceshtjet konkrete per mos fillimin e procedimit penal, per pezullimin e hetimeve, per pushimin e ceshtjeve penale, per marrjen e masave te sigurimit, si dhe te vendimeve e veprimeve te tjera te prokuroreve qe lidhen me ushtrimin e ndjekjes penale dhe perfaqesimin e akuzes ne gjyq".