Manchester City ka shkatërruar Manchester Unitedin para tifozëve të vet në Old Trafford me rezultat 6-1 në derbin lokal më të madh anglez.


Ndeshjen filloi ta dominonte United me disa goditje nga distanca, por kur City filloi ta marrë veten, atëherë gjithçka ndryshoi.


James Milner me një pasim të mirë gjen Mario Balotellin në zonën rreptësisë, i cili godet në mënyrë mjeshtërore në këndin e poshtëm të portierit De Gea për të shënuar për epërsinë e parë të sheikëve (22’).


Balotelli si zakonisht nuk e la pa u ndëshkuar, por kësaj radhe për një mbishkrim kontravers nën fanellën e tij.


Në pjesën e dytë City vazhdoi me lojën e njëjtë, me skuadrën e Fergusonit që nuk shfaqi shenja jete.


Mario Balotelli përsëri gjendet në pozitë shënimi kur para zonës e ndal Johnny Evans si lojtar i fundit (47’). Evans shkoi në shtëpi për darkë, kurse Balotelli vazhdoi lojën duke shënuar për 2-0 në minutën e 60-të përsëri me asistimin e Milner.


United nuk arriti të kthehej në takim dhe këtë e shfrytëzoi më së miri Serigo Aguero (69’) që realizoi për 3-0.


Sidoqoftë, një gol të nderit për Manchester Unitedin e shënoi Darren Fletcher (81’). Megjithatë City nuk ishte ngopur dhe shënoi edhe tri herë në minutat përfundimtare me anë të Edin Dzekos dy herë dhe Davis Silvës për 6-1 për të kompletuar deklasimin e rivalit. |


Me këtë fitore Manchester City rrit edhe më tej distancën në maje të tabelës me përcjellësin e parë Manchester United. City ka 25 pikë në pozitën e parë, pesë më shumë se Djajtë e Ferguson. Nëse Chelsea mposht QPR-në sot pasdite, atëherë United do të zhvendoset në pozitën e tretë.