4 shfaqje koreografike u përcollën në ambientet e Universitetit të Arteve nga studentët të cilët u diplomuan për koreografi.

Të gjitha shfaqjet e kuruara nga pedagogia e koreografisë në Universitetin e Arteve, Roberta Mone, u sollën me një profesionalizëm të arrirë.

Fabula të ndryshme të tematikave jetësore u performuan nga studentët e këtij universiteti. Kurimi deri në detaje të shfaqjeve ishte një ndër elementët kryesor që i bëri shfaqjet e studentëve të krahasoheshin me ato shfaqje që marrin mijëra duartrokitje dhe çudisin një publik të madh.



Pedagogia e koreografisë pranë këtij universiteti, Roberta Mone, u shpreh mjaf krenare për studetët e saj të cilët me temat dhe performancat e tyre kishin arritur të ishin të denjë për diplomat që ata merituan si artistët e ardhshëm. "Ishin katër shfaqje të gjashtë studentëve që sollën një risi në tema të ndryshme që ata paraqitën" u shpreh Mone.

Këto talentë të vegjël në profesion me ambicie dhe ide të mëdha arritën që ta ngrinin publikut në këmbë, e në mes duartrokitjesh të ndiheshin të mëdhenjë në shpirt e në art. 

Jurgeni, ishte një ndër studentët që kishte krijuar të gjithë koreografinë e tij me studentët e tjerë që e ndihmuan në paraqitjen sa më të denjë të saj u shpreh i emocionuar që puna e tij me orë të tëra të mund të finalizohej e suksesshme dhe me një diplomë në duar. “Ndihem shumë i lumtur për shfaqjen time "Destinacion" dhe për këtë falenderoj pedagogen Robertën dhe studentët e tjerë që më ndihmuan në koreografinë time".

Universiteti i Arteve çdo vit nxjerr talente të reja të arteve të ndryshme. Në koreografinë e kërcimit pedagogia Roberta Mone me një shpirt të palodhshëm për kërcimin dhe koreografinë është gjithmonë pranë studentëtve të saj të cilët të gjitha meritat e punës së tyre ia përcjellin asaj si një mike, si idhulli i tyre dhe si personi i duhur që mund t`i bëj ata të shkëlqejnë në artin e koreografisë. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)