Emir Bajrami ka shkëlqyer të shtunën, në miqësoren që e zhvilloi përfaqësuesja e Suedisë kundër Sirisë. Mediat suedeze e kanë lavdëruar paraqitjen e mesfushorit kosovar, i cili kontribuoi për suedezët, në barazimin me rezultat 1:1 kundër sirianëve.

“Futbollisti që ka impresionuar në përgjithësi ishte Emir Bajrami, i cili duket se është në gjendje të seleksionohet tek ekipi i parë kombëtar, në të ardhmen”, shkruante të shtunën uebfaqja suedeze, Aftonbladet.se.

Pjesa e parë ka përfunduar me avantazhin e sirianëve, që shënuan me anë të Rafe, në minutën e pestë të ndeshjes. Ndërsa, suedezët e kanë barazuar rezultatin tre minuta pa përfunduar ndeshja, me anë të Ranegie.

Emir Bajrami kishte debutuar me fitore në fanellën e Kombëtares A të Suedisë, e cila në një ndeshje miqësore e kishte mposhtur përfaqësuesen e Omanit me rezultat 1:0.