Në Riesi, Nissen (Sicili) ka ndodhur një fenomen gjeologjik misterioz, pasi dyshemeja e një apartamenti në katin e parë arriti pas disa orësh temperaturën prej rreth njëqind gradë dhe më pas u ul menjëherë në rreth 50 gradë. Lajmi u hap nga vetë banorët e familjes (Fiadaca) që banonin në këtë shtëpi, të cilët thanë se uji që kishin hedhur në dysheme kishte arritur temperaturën e vlimit dhe e gjithë shtëpia u ishte mbushur me avuj. Ekspertë nga Instituti Kombëtar i gjeofizikës dhe vullkanologjisë në Palermo, të thirrur nga kryetari i bashkisë së qytetit vizituan shtëpinë e çudisë dhe së bashku me policinë, kanë bërë gërmime rreth perimetrit të saj për të verifikuar shkakun e dukurisë. “Nuk gjejmë asgjë që mund të evidentojë rrezik për popullatën dhe nuk presim ndonjë ngjarje të ardhshme, aktuale ose potenciale. Zona është e kufizuar dhe ka pika të ndryshme me masë të ndryshme temperature. Ne kemi marrë mostrat për të analizuar, por ne nuk kemi asnjë arsye për të mos pasur dyshimet tona”, tha Klaudio Scaletta nga Instituti i Gjeofizikës në Palermo. Tani situata është nën kontroll, dje temperatura e dyshemesë ishte rreth 60 gradë, ndërsa ajo jashtë 51 gradë Celsius.