Mbahen homazhet për efektivin e vrarë dje (12 shtator) në krye të detyrës, Ardian Kodra në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Qarkut të Shkodrës.


Familjarë e të afërm, qytetarë dhe krerë të lartë të shtetit dhe policisë i dhanë lamtumirën e fundit efektivit të vrarë pasditen e së premtes në Torovicë.


Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, kreu i policisë së shtetit Haki Çako, por edhe drejtues të tjerë të lartë të strukturave të policisë kryhen homazhet në ambientet e drejtorisë së policisë, prej nga efektivi i FNSH do të prehet në banesën e fundit.


Ai do të varroset si dëshmor, në Varrezat e Dëshmorëve në Shkodër.


Presidenti i Republikës Bujar Nishani, me propozim të ministrit të Brendshëm Tahiri, ka shpallur Dëshmor të Atdheut efektivin e ndjerë. Gjithashtu, Kodrës i akordohet edhe Dekorata e Artë e Shqiponjës, e cila iu dorëzua familjarëve para ceremonisë së varrimit.


Efektivi humbi jetën gjatë ditës së djeshme në Torovicë gjatë aksionit për arrestimin e një personi që fillimisht kishte qëlluar me automatik në ajër dhe më pas qëlloi me plumba në drejtim të forcave të rendit.


efektivi2

Homazhet


efektivi3

Homazhet


efektivi4

Homazhet


efektivi5

Homazhet


efektivi6

Homazhet


15:38 -Ardian Kodra shpallet Dëshmor i Atdheut


Efektivit të FNSH, Ardian Kodra është shpallur Dëshmor i Atdheut dhe i është akorduar nga Presidenti Bujar Nishani medalja “Dekorata e artë e Shqiponjës”, me propozim të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.


Ceremonia mortore në nderim të punonjësit të Policisë së F.N.Sh-së që humbi jetën në operacionin e zhvilluar dje në Torovicë për kapjen e shtetasit David Qosaj, do të zhvillohet sot në orën 17:00 në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.


Ceremonia mortore në nderim të punonjësit të Policisë së F.N.Sh-së që humbi jetën në operacionin e zhvilluar dje në Torivicë për kapjen e shtetasit David Qosaj, do të zhvillohet sot në orën 17:00 në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, njofton Policia e Shtetit.


Trupi i pajetë i Kodrës do të varroset në Varrezat e Dëshmorëve në qytetin e Shkodrës. Presidenti Bujar Nishani dhe kryeministri Edi Rama shprehën ngushëllimet e tyre për rënien në krye të detyrës të efektivit të FNSH-së Shkodër, Ardian Kodra.



shtepia e djegur


Ne foto: Shtepia, te ciles autori David Qosja i vuri flakën




policia


Ne foto: Forcat e policise gati per te nderhyre per te arrestuar autorin David Qosja




david qosjaa


Ne foto: Autori i vrasjes se efektivit te FNSH-se, David Qosja, i arrestuar nga operacioni i policise



david qosja




/Ora News/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter