Një sasi tritotoli ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në banesën e një avokati në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 në lagjen “Qemal Stafa”. Persona ende të paidentifikuar vunë lëndën plasëse, me sasi rreth 500 gram, pranë pragut të shtëpisë së Gjon Lepurit. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të shumta materiale në banesën e avokatit si dhe ato të familjeve të tjera të pallatit, por nuk ka patur viktima. Për zbardhjen e plotë të ngjarjes, motiveve të saj dhe vënien në pranga të autorëve eshte ngritur nje grup i posatshem hetimore.















< I mëparshmi