SHKODER - Punonjësit e Bashkisë së Vaut të Dejës kanë vjedhur rreth 8 milionë lekë të vjetra nga kasaforta e këtij organi.
Ngjarja është regjistruar gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme
Mësohet se autorët kanë hyrë nga dritarja e tualetit të godinës së bashkisë dhe më pas me mjete të forta kanë hapur derën e arkivës. Kreu i bashkisë së Vaut Dejës, Gjon Marku tha se paratë e vjedhura ishin taksat e bizneseve të këtij qyteti.
Policia e Shkodrës ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj: Vitore Gjon Gaci 50 vjeç me detyrë arkëtare në Bashkinë e Vaut të Dejës Shkodër dhe Marko Gjok Tanushi, 39 vjeç me detyrë roje private në Bashkinë Vau-Dejs, ndërsa u vu në pranga 19-vjeçari Fran Bib Ndreca, si autor i dyshuar në këtë ngjarje.
(Gre.M/Shqiptarja.com)