TIRANE - Shkolla e Policisë njofton se, testimi me shkrim i kandidatëve që kanë aplikuar për të ndjekur studimet për Shkollën Bazë të policisë “Për patrullë të përgjithshme”, do të zhvillohet në datat 18-21 Mars, në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë.

Gjithashtu, bëhët me dije se nga verifikimi përfundimtar, rezultojnë se plotësojnë kriteret për t’u testuar për Shkollën Bazë të Policisë 9845, shtetas shqiptarë, nga të cilët 1369 Aplikante Femra dhe 8476 Aplikantë Meshkuj.

Numri i aplikantëve që do të testohen sipas qarqeve është: Tiranë 3477 aplikantë, Berat 566 aplikantë, Dibër 360 aplikantë, Durrës 619 aplikantë, Elbasan 876 aplikantë, Fier 962 aplikantë, Gjirokastër 423 aplikantë, Kukës 386 aplikantë, Korçë 681 aplikantë, Lezhë 396 aplikantë, Shkodër 466 aplikantë, Vlorë 633 aplikantë.

Gjatë regjistrimit aplikantët. duhet të paraqiten me dokument identifikimi, dhe me fletën e pranimit në testimin me shkrim me fotografi të nënshkruar nga Shefi i Burimeve Njerëzore, bën me dije, shkolla e Policisë.

(er.nu/BalkanWeb)