Natën e ndërrimit të viteve ka ndodhur një vjedhje, në banesën e një shtetasi nga qyteti i Korçës.
Policia bën të ditur se, "ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1 të qytetit ku është vjedhur banesa e shtetasit me inicialet SH. M., 51 vjeç".
Sipas burimeve të policisë, hajduti ka hyrë në banesën e shtetasit dhe ka marrë kasafortën në të cilën ndodheshin euro, dollarë, lekë dhe valuta të tjera.
Mësohet se vjedhja është konstatuar nga fqinjët që kanë parë derën e hapur të banesës së 51-vjeçarit që ndodhet me pushime në Greqi.
Ndërkohë, Policia ka nisur hetimet dhe po punon për kapjen e autorit të vjedhjes.
/Shekulli Online/