VKM-ja


Ngrijnë strukturat rajonale nga data 1 mars, qindra punonjës në qarqe pa të drejtë page


Bardha Nergjoni


qeveria-mbreme-Rama-mbledhje-640x333Nga 1 marsi, punonjësit e agjencive rajonale të mjedisit dhe të drejtorive rajonale të pyjeve, në të gjitha qarqet, janë pa të drejtë page. Pezullimi i punës ka ardhur pas hyrjes në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave të 29 janarit, që riorganizon Agjencinë Kombëtare të Mjedisit dhe krijon si strukturë të re Inspektoratin Shtetëror të Pyjeve, Mjedisit dhe Ujërave. Me krijimin e këtij inspektorati, janë pezulluar të gjithë punonjësit, të cilët janë në pritje të këtij riorganizimi pa të drejtë page. Drejtues të institucioneve ekzistuese deklarojnë se kanë mësuar vendimin e riorganizimit dhe ngrirjes së strukturave aktuale nëpërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe janë në pritje të organikës së re, që pritet të vijë brenda këtij muaji. Aktualisht nuk funksionon policia e pyjeve ose inspektorët e pyjeve, inspektorët mjedisorë dhe po kështu e gjithë administrata në pritje të organizimit të ri. Sipas drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Pyjeve në Elbasan, Arif Tafani, kjo është një periudhë tranzitore. Ndërkohë, drejtori rajonal i Mjedisit, i gjendur përballë këtij organizimi, ka paralajmëruar se do të japë dorëheqjen. Në gjendje pezull është gjithashtu edhe Drejtoria e Baseneve lumore e varur po nga Ministria e Mjedisit.


 


Agjencia e Mjedisit


Me propozim të Ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, më 29 janar 2014, qeveria nëpërmjet një VKM-je, vendosi të shkrijë dhe të organizojë disa institucione në varësi të kësaj ministrie. Në bazë të këtij vendimi, Agjencia Kombëtare e Mjedisit me agjencitë rajonale të mjedisit, do të reformohen duke i hequr funksionin e inspektimit në terren. Kështu, në bazë të këtij vendimi si funksione, të AKM-së dhe respektivisht ARM-ja, përcaktohen funksionet rregullatore për lejet e mjedisit, vlerësimi i gjendjes së mjedisit, si dhe përgatitja e programit kombëtar për monitorimin e mjedisit, raporti mbi gjendjen e mjedisit dhe kërkime shkencore në lidhje me mjedisin. Po kështu, AKM-ja menaxhon sistemin e të dhënave dhe përgatit inventarin kombëtar mbi pyjet, duke zhvilluar edhe planet e menaxhimit. Gjithashtu, këshillohet dhe bashkëpunon me Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave, si dhe inspektoratet e tjera. Sipas këtij vendimi, 1 muaj nga hyrja në fuqi, ministri duhet të marrë masa duke paraqitur emërimet e reja, strukturën dhe organigramën e kësaj agjencie. Sa u përket punonjësve aktualë, vetëm ata që përmbushin disa kërkesa të përcaktuara në këtë vendim transferohen në pozicionet e reja.


 


Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave


Po në të njëjtën ditë, qeveria ka miratuar edhe ngritjen e një inspektorati të ri, të quajtur Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave. Edhe ky institucion i ri është miratuar pas propozimit të ministrit të Mjedisit, Lefter Koka. Qëllimi i kësaj strukture të re është garantimi i respektimit të kërkesave ligjore në fushën e mbrojtjes së mjedisit, pyjeve dhe ujërave duke marrë të gjitha funksionet e inspektimit. Kjo strukturë do të organizohet në nivelin qendror dhe atë rajonal. Inspektorati do të ketë kryeinspektor. Degët rajonale të ISHMPU-së ushtrojnë veprimtarinë e tyre në territorin e qarkut dhe janë përgjegjëse për inspektimin në qarkun përkatës. Me urdhër të kryeinspektorit, inspektorët e një dege rajonale mund të ushtrojnë veprimtarinë e tyre edhe në territorin e një qarku tjetër, në bashkëpunim me degën rajonale përkatëse. Degët rajonale, që kanë në territorin e tyre pika të kalimit të kufirit, bashkëpunojnë me organet doganore dhe organet e tjera përkatëse për parandalimin e dëmtimit të cilësisë së mjedisit apo të përbërësve të tij të veçantë. Edhe në bazë të këtij vendimi, ministrit i është lënë një muaj kohë nga hyrja në fuqi të marrë masa, duke i propozuar Kryeministrit emërimin e kryeinspektorit të ISHMPU-së dhe miratimin e strukturës e të organikës së ISHMPU-së, sipas ligjit. Më pas, kryeinspektori i ISHMPU-së, mbështetur nga njësitë përgjegjëse për shërbimet mbështetëse të Ministrisë së Mjedisit dhe në përputhje me kërkesat specifike për arsimin e inspektorëve, të miratuara nga Inspektorati Qendror, miraton kërkesat specifike për çdo vend pune në ISHMPU.


 



ORGANIZIMI I AKM-së


1. Agjencia Kombëtare e Mjedisit (në vijim AKM) është institucion qendror publik në varësi të ministrit përgjegjës për mbrojtjen e mjedisit.


2. AKM-ja ushtron funksionet e ngarkuara nga ligjet Për mbrojtjen e mjedisit, Për lejet e mjedisit, Për vlerësimin e ndikimit në mjedis, ky vendim dhe çdo akt ligjor dhe nënligjor, i posaçëm.


3. AKM-ja ka pavarësi në marrjen e vendimeve dhe ushtrimin e funksioneve të saj.


4. AKM-ja ushtron juridiksionin e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, përmes zyrës së saj qendrore dhe agjencive rajonale të mjedisit (në vijim ARM).


5. Punonjësit dhe nëpunësit e AKM-së i nënshtrohen legjislacionit për nëpunësin civil dhe legjislacionit të punës referuar nenit 61, të ligjit nr. 10431, datë 14.7.2011, Për mbrojtjen e mjedisit.



SHFUQIZIME


Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, vendimet e Këshillit të Ministrave, nr. 599, datë 20.12.1993, Për krijimin e agjencive rajonale të mbrojtjes së mjedisit në prefektura, nr. 579, datë 23.8.2006, Për krijimin e Agjencisë së Mjedisit dhe Pyjeve, dhe çdo dispozitë, që bie në kundërshtim më këtë vendim, shfuqizohen.


 


KRIJIMI I ISHMPU 


1. Krijohet Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave (në vijim ISHMPU), si institucion qendror publik, buxhetor, në varësi të ministrit përgjegjës për mjedisin.


2. Ministria përgjegjëse mbështet funksionimin efektiv të ISHMPU-së. Në këtë përgjegjësi nuk përfshihet drejtimi operacional i veprimtarisë së inspektimit.


 


DISPOZITAT TRANSITORE


1. Ngarkohet ministri i Mjedisit që, brenda 1 (një) muaji nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, të marrë masat për paraqitjen e propozimit te Kryeministri për:


a) emërimin e kryeinspektorit të ISHMPU-së;


b) miratimin e strukturës e të organikës së ISHMPU-së, sipas ligjit.


2. Kryeinspektori i ISHMPU-së, mbështetur nga njësitë përgjegjëse për shërbimet mbështetëse të Ministrisë së Mjedisit dhe në përputhje me kërkesat specifike për arsimin e inspektorëve, të miratuara nga Inspektorati Qendror, miraton kërkesat specifike për çdo vend pune në ISHMPU.


3. Nëpunësit, që kryejnë funksionet e inspektimit, që janë aktualisht të emëruar pranë Ministrisë së Mjedisit, përfshirë institucionet e saj të varësisë apo drejtoritë e saj rajonale dhe që plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, transferohen në detyra të reja pranë ISHMPU-së, brenda numrit dhe pozicioneve të organikës së miratuar sipas urdhrit përkatës të Kryeministrit.


4. Nëpunësit ekzistues, që nuk mund të transferohen në ISHMPU, mbeten në institucionet përkatëse, të cilat riorganizohen brenda një periudhe dymujore nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.


5. Në çdo rast, kryerja e procedurave sipas pikave 1, 2, 3 dhe 4, të këtij kreu, kryhet duke respektuar kërkesat e ligjit nr. 152/2013, Për nëpunësin civil, dhe të akteve nënligjore në zbatim të tij.


6. Brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, ministri i Mjedisit përcakton edhe rishpërndarjen e mjediseve e të mjeteve të punës, si dhe merr masat e duhura për financimin me fonde buxhetore të ISHMPU-së për vitin buxhetor 2014.


7. Çdo dis