leo-ndoka-1Partia kristian demokrate e cila deri para pak kohësh drejtohej nga is-deputeti mark Frroku, tashmë është shkrirë me Demokristianët e Nard Ndokës, duke u kthyer në një forcë të vetme politike.

Arritja e marrëveshjes është njoftuar përmes një deklarate zyrtare nga Partia Demokratiane.Partia e Mark Frrokut, i cili dha dorëheqjen pasi ndodhet në paraburgim nën akuzë pr një vrasje, drejtimin e partisë kristian demokrate e mori deputetja e radhës në listë, Mirela Ferracaku.

Partia e Nard Ndokës tashmë do të ketë 3 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë: Nard Ndoka, Mirela Ferracaku dhe Eduard Ndocaj.

"Partia Demokristiane e Shqipërisë dhe Partia Kristiandemokrate kanë rënë dakord në parim për bashkimin e dy partive parlamentare në një forcë të vetme politike nën siglën e PDK-­së. Grupet e punës tashmë kanë përfunduar negociatat dhe pritet vendimmarrja e përbashkët e dy forcave politike për legjitimimin e procesit të bashkimit Partia Demokristiane e Shqipërisë do të informojë për procesin e bashkimit dhe unifikimit të faktorit demokristian, Aleatët tanë politike në Shqipëri dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, Presidentin e Unionit Kristiandemokrat Europian, z. Pier Ferdinando Casini dhe CDU-­në gjermane të Kancelares Merkel, si dhe zotin Fleckenstein, raportuesin në Parlamentin Europian, si një mik të Shqipërisë dhe të Demokristianëve", thuhet në njoftim.

Po ashtu, Partia Demokristiane e Shqipërisë dhe Partia Kristiandemokarte, që kanë marrëveshje politike për bashkëqeverisje me maxhorancën aktuale, konfirmojnë vazhdimin e këtij bashkëpunimi në respekt të marrëveshjeve të nënshkruara.

"Deputetet Demokristianë do të unifikojnë qëndrimet e tyre politike në mbështetje të reformave dhe mirëqeverisjes se vendit", përfundon njoftimi. /Gazeta Express/