zjarrFoto ilustruese


Mëngjesin e së shtunës, një banesë është shkrumbuar plotësisht në fshatin Zhejë të Kurbinit.

Mësohet se zjarri është pikasur rreth orës 7:00 të mëngjesit, ndërsa fatmirësisht ne ato momente nuk ka pasur persona brenda saj.

Policia bën të ditur se, "ka qenë kryefamiljari, Fran Tota, i cili ka venë re flakët në njërën prej dhomave të banesës dhe ka njoftuar menjëherë zjarrfikësit e Kurbinit.

Këta të fundit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, duke bërë që flaket të mos përhapen në banesat e tjera aty pranë. Ndërkohë, nga hetimet e para është bërë e ditur se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.

/Shekulli Online/