Në votimin e organizuar nga kjo akademi, u vendos me 45 vota pro, një kundër dhe dy abstenime, që për një muaj të formohet redaksia e re, e cila do të vendosë shfrytëzimin ose jo të teksteve ekzistuese.

Ndërkohë, Akademia maqedonase e Shkencave dhe Arteve deklaroi se distancohej nga pjesët kontestuese për historinë e shqiptarëve, por edhe për një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare, që shkaktuan reagime të shumta në opinionin publik.

“Distancohemi nga pjesët kontestuese dhe qëndrimet personale të disa autorëve. Ato do të tërhiqen plotësisht nga botimi. Do të përgatiten pjesë të reja nga autorë të tjerë”, tha akademiku Kambovski.

Rreth 1 500 kopjet e botuara të enciklopedisë nuk do të shiten, pasi do të pritet botimi i enciklopedisë së re.