Shoferi i autobusit që u aksidentua në afërsi të Budapestit, ka paguar kaucion për t’u mbrojtur në liri.


Sipas informacioneve të mediave hungareze, pronari i agjencisë “Toto”, shoferi i autobusit dhe udhëtarët që kanë ndërprerë udhëtimin, do të mbërrijnë sonte në Shkup.


Në aksidentin që ndodhi të premten herët në mëngjes, u lënduan 21 udhëtarë, njëri prej të cilëve pak më rëndë./Indeksonline/